25 vite nga Masakra e Tusuzit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit. Siç thuhet në komunikatën e presidencës, 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren. “Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për…

Lajme

26/05/2024 21:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit.

Siç thuhet në komunikatën e presidencës, 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren.

“Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Postimi i plotë: