Flamuri i Kosovës valoi në ‘Diego Armando Maradona’ falë Rrahmanit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka festuar me flamurin kombëtar titullin kampion në Itali. Edhe pse shumë xhiro më parë është kuptuar që Napoli do jenë kampion të Serie A, festa e tyre ndodhi mbrëmë. Me të përfunduar ndeshjen e fundit të sezonit, i gjithë stafi i kampionit ishte në festë. E aty nuk mungoi…

Sport

05/06/2023 12:47

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka festuar me flamurin kombëtar titullin kampion në Itali.

Edhe pse shumë xhiro më parë është kuptuar që Napoli do jenë kampion të Serie A, festa e tyre ndodhi mbrëmë.

Me të përfunduar ndeshjen e fundit të sezonit, i gjithë stafi i kampionit ishte në festë.

E aty nuk mungoi as Amir Rrahmani, i cili festoi me flamurin e Kosovës.

Në mes të ‘Diego Armando Maradona’ valoi flamuri i ‘Dardanëve’./Lajmi.net/