Flamuri i Kosovës në Londër ulet në gjysmë shtizë pas tragjedisë së Manchesterit

Flamuri i Kosovës në Ambasadën e Londrës është ulur në gjysëm shtizë pas sulmit terrorist në Manchester.

Bota

23/05/2017 21:35

Kjo është bërë e ditur nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, transmeton lajmi.net

“Flamuri i Kosovës është ulur në gjysmë shtizë sot për të mbajtur zi dhe për të nderuar viktimat e sulmit të tmerrshëm terrorist në Manchester. Ne qëndrojmë të vendosur me popullin britanik dhe solidarizohemi nga ky sulm i cili përbuz vlerat e njerëzimit dhe qytetërimit”, ka shkruar Greiçevci në facebook.

“Çfarë qëllimi mund të arrihet duke vrarë fëmijët e pafajshëm dhea doleshentët në një koncert? Kush mund të justifikojë masakra të tilla? Një gjë e tillë kurrë nuk do të dominojë mbi paqen, demokracinë dhe tolerancën”, ka shkruar ai.

“Armiqtë e arsyes nuk do ta mposhtin shpirtin e njerëzve në Manchester të cilët kanë hapur zemrat për strehim duke i ndihmuar ata që janë prekur nga kjo masakër. Le të bashkohemi kundër urrejtjes dhe intolerancës, dhe për paqen”, përfundoi Greiçevci.

Nga sulmi terrorist në Manchester mbetën të vdekur rreth 22 persona, kurse u lënduan mbi 50. /Lajmi.net/