Flamuri i Kosovës në ceremoninë zyrtare të misionit diplomatik të Izraelit

Shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Toronto, Donat Syla në një postim në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë zyrtarisht në ceremoninë e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Izraelit në Kanada, me rastin e shënimit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.

Lajme

28/01/2020 23:01

Në këtë ceremoni, krahas flamujve të vendeve të tjera ka qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Kujtojmë që Izraeli ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë i përfaqësuesit të vendit tonë:

Sot isha i nderuar që të përfaqësojë Republikën e Kosovës në shënimin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Konsullatën e Përgjithshme të Izraelit në Toronto, ku isha i ftuar zyrtarisht nga shefja e misionit te Izraelit, shkelqësia e saj zonja Galith Baram.

Kosova është e bekuar me miqtë e saj të shumtë anekënd botës, ashtu sikurse ndjeje gëzim të veçantë që flamuri ynë zë vend në mesin e shteteve tjera në shënimin e eventeve të tilla të rëndësishme zyrtare.