Flamuri “Autochthonous” në faqen e AFP “çmendi” serbët: Skandal, u shfaq harta e Shqipërisë së Madhe

Flamuri i famshëm “Autochthonous” u publikua gjatë ditës së sotme në faqen zyrtare të turneut të tenisit, AFP Tour, në ditën kur u shënua 111-vjetori i Pavarësisë e Shqipërisë, e që më vonë doli të jetë e hakuar. Është mediumi nacionalist “Kurir”, i afërt me pushtetin në Beograd, që e ka konsideruar skandal veprimin, shkruan…

Sport

28/11/2023 17:01

Flamuri i famshëm “Autochthonous” u publikua gjatë ditës së sotme në faqen zyrtare të turneut të tenisit, AFP Tour, në ditën kur u shënua 111-vjetori i Pavarësisë e Shqipërisë, e që më vonë doli të jetë e hakuar.

Është mediumi nacionalist “Kurir”, i afërt me pushtetin në Beograd, që e ka konsideruar skandal veprimin, shkruan lajmi.net.

“Skandal! Flamuri i Shqipërisë së Madhe doli në faqen e ATP-së! Ja çfarë fshihet pas provokimit të turpshëm”- ka shkruar mediumi serb në titullin e artikullit.

Hakerët ndërkohë e kanë bërë një urim special për shqiptarët në gjuhën angleze, ndërsa urimit ia kanë përcjellë flamurin e njohur “Autochthounous”.

ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët, pak minuta më parë./Lajmi.net/