Flamini ‘kapet’ me Wilsheren
Arsenali është detyruar të mohojë se Jack Wilshere dhe Mathieu Flamini u përfshinë në një përplasje të turpshme në stërvitje para ndeshjes kundër Sunderlandit të shtunën. Sipas Daily Mail, dyshja e mesfushorëve janë fotografuar derisa duken se kanë mosmarrëveshje mes vete në stërvitje, vetëm 24 orë para takimit me Sunderlandin në kuadër të Premierligës. Mbrojtësi…

Sport
Arsenali është detyruar të mohojë se Jack Wilshere dhe Mathieu Flamini u përfshinë në një përplasje të turpshme në stërvitje para ndeshjes kundër Sunderlandit të shtunën.
Sipas Daily Mail, dyshja e mesfushorëve janë fotografuar derisa duken se kanë mosmarrëveshje mes vete në stërvitje, vetëm 24 orë para takimit me Sunderlandin në kuadër të Premierligës.
Mbrojtësi Bacary Sagna u angazhuar për të ftohur gjakrat pasi iu afrua Wilsheret duke e vendosur dorën mbi mesfushorin anglez.
Arsenali ka insistuar se ata nuk kishin konflikt mes vete por kanë bërë shaka gjatë seancës stërvitore në bazën në London Colney.
Mirëpo, diskutimi i nxehtë mes yjeve të Arsenalit vjen vetëm disa ditë pas përplasjes publike mes Flamini dhe Mesut Ozil në humbjen 2:0 nga Bayern Munich në Emirates Stadium.