Fjolla zbulon kujt po i bën dedikime dashurie
Këngëtarja Fjolla Morina është shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz
Ajo vazhdimisht publikon imazhe nga përditshmëria e saj dhe vendet që ajo viziton, shkruan lajmi.net.
Në shumë raste, këngëtarja ka qenë e komentuar edhe për jetën e saj private, të cilën mundohet ta mbajë larg vëmendjes së medieve.
Këto ditë, Fjolla kishte postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram përmes së cilës tregonte se po i mungon aroma e dikujt.
Ndërsa, mbrëmë ajo teksa po shijonte një gotë verë në një lokal, shkroi inicialen e parë të personit “anonim”.
“Sonte po e pij nje gote pa ty e per ty…Gezuar Xh” ishte mbishkrimi që Fjolla i la fotos. /Lajmi.net/