Fjalimi i fuqishëm i Çarlie Çaplin (Video)

Emërtimi "Fjalimi i diktatorit", u bë për shkak të referencave antinaziste që përmban fjalimi. Aktori Çarlie Çaplin e realizoi këtë fjalim në kohën e Hitlerit me 1940, andaj konsiderohet si një prej fjalimeve më të fuqishme në historinë e botës.

ShowBiz

11/10/2016 20:00

Fjalimi i diktatorit

Më vjen keq, por unë nuk mund të bëhem perandor.
Nuk është zanati im. Nuk dua të qeveris apo pushtoj dikë. Por dua të ndihmoj të gjithë, nëse është e mundur, si Hebrejtë ashtu edhe Arianët, të bardhët dhe të zinjtë, të gjithë ne qeniet njerëzore duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin, duhet që të ngazëllehemi në gëzimin e njëri tjetrit dhe jo të urrejmë e të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë, natyra është e pasur dhe toka pjellore, ka me bollëk për të gjithë ne.
Jeta mund të jetë e gëzueshme dhe e mrekullueshme por ne e kemi harruar, lakmia ka helmuar zemrat tona duke e gëlltitur botën drejt urrejtjes. I kemi të gjitha mjetet për t’u shfaqur, por ne jemi mbyllur në vetë-vete. Makina e bollëkut po na jep varfëri, shkenca na ka transformuar në cinik. Të qenurit posedues na ka bërë të fortë dhe të keq. Mendojmë shumë dhe ndiejmë pak, më shumë se të qenurit mekanikë duhet të jemi njerëzorë, më shumë se posedues duhet të jemi dhënës dhe të sjellshëm. Pa këto cilësi jeta do të ishte e dhunshme dhe gjithçka do të shkonte drejt humbjes. Fluturimi dhe radio kanë afruar njerëzit. Natyra e këtyre shpikjeve reklamon mirësinë e njeriut,vëllazërinë universale dhe bashkësinë njerëzore.
Tani zëri im mbërrin në miliona njerëz në botë. Në miliona gra, fëmijë viktima të dëshpëruara të një sistemi që I detyron burrat të torturojnë dhe të burgosin njerëz të pafajshëm.
Të gjithë atyre që më dëgjojnë ju them mos u dëshpëroni. Tamarqarllëku që po na drejton është një e keqe kalimtare. Hidhtësia e njerëzve që kanë frikë nga zhvillimet njerëzore. Dhe urrejtja e burrave zhduket bashkë me diktatorët, pushtetin që ja kanë hequr popullit do t’i kthehet popullit.
Çfarëdo mjeti që ata të përdorin nuk do të arrijnë të burgosin lirinë.
Ushtarë, mos u dorëzoni tek të ligët, që ju përçmojnë dhe ju shfrytëzojnë. Ju thonë se si të jetoni, çfarë të flisni e çfarë të mendoni. Ata ju izolojnë dhe ju trajtojnë si kafshë, mos ju nënshtroni këtyre njerëzve të pashpirtshëm, këtyre njerëzve mekanikë me motor në vend të mendjes dhe zemrës, ju nuk jeni makina, nuk jeni kafshë jeni njerëz, ju keni dashurinë njerëzore në zemrat tuaja, ju nuk urreni ata që kanë dashuri për të tjerët.
Ushtarë mos mbroni skllavërinë por lirinë. Në ungjillin e Lukës është shkruar mbretëria e Zotit është në zemrën e njeriut, jo në zemrën e një njeriu jo në zemrën e një grupi njerëzish, porn ë të gjithë njerëzit. Ju populli keni forcën të krijoni makinat, të krijoni lumturinë, të bëni që jeta të jetë e bukur, ta bëni këtë jetë aventurë të mrekullueshme.

Në emër të demokracisë le ta përdorim këtë forcë le të bashkohemi të gjithë dhe të luftojmë për një botë të re që të jetë më e mirë dhe t’i japi të gjithë burrave punë, të rinjve një të ardhme, pleqve siguri.

Duke ju premtuar këto gjëra njerëz të ligë që erdhën në pushtet, gënjenin dhe nuk i mbajtën premtimet dhe kurrë nuk do t’i mbajnë ato. Diktatorët janë të lirë se kanë bërë skllav popullin, le të luftojmë për të mbajtur premtimet, të luftojmë për të liruar botën nga kufijtë dhe barrierat, të luftojmë tamarqarllëkun dhe urrejtjen. Të luftojmë për një botë më të arsyeshme, të luftojmë për një botë ku shkenca dhe progresi u jep të gjithë njerëzve mirëqenie.
Ushtarë në emër të demokracisë le të bëhemi të gjithë bashkë!

 

YouTube player