Fjalim 14 orësh mbi legjislacionin e kontrollit të armëve pas masakrës në Orlando (Video)
Senatori demokrat amerikan Chris Murphy ka bërë një fjalim super të gjatë prej 14-orësh duke kërkuar një votim mbi legjislacionin e kontrollit të armëve, pas masakrës që ndodhi të dielën në një klub të homoseksualëve në Florida.
Bota
Murphy mbajti fjalim prej të mërkurës në mëngjes deri të enjten. Kjo taktikë u mundëson senatorëve që të bllokojnë procedurat, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Ai tha se kishte siguruar angazhime nga republikanët për të mbajtur një votë, por rekomandimet e tij nuk kanë gjasa për të kaluar.
Masakra që ndodhi të dielën në Orlando, ishte më e keqja në historinë e tanishme të Amerikës, me 49 të vdekur.
Shumë të tjerë mbetën në spital, disa prej tyre në gjendje kritike./lajmi.net