Fjalët e Shpëtim Idrizit pas përmbysjes së çmendur ndaj Ballkanit
Trepça ’89 ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të saj në dy sezonet e fundit. Skuadra nga Mitrovica ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej tri golave, për t’i marrë tri pikë skuadrës së Ballkanit, me një fitore 4:3.

Sport
Trajneri i mitrovicasëve, Shpëtim Idrizi doli në intervistë pas ndeshjes dhe foli rreth asaj që ndodhi në “Riza Lushta”
“Me të vërtetë ndeshje e jashtëzakonshme, gjithçka qka mund të them është të përgëzoj lojtarët për dëshirën, vullnetin dhe angazhimin që e treguan sot”
“Të them të drejtën nuk e kam besuar që do e përmbysim kështu takimin, e sidomos kundër Ballkanit. Kur na u deshtë goli më së shumti futbollistët shpërthyen dhe fituam këto tre pikë”
“Duke marrë parasysh se Ballkani ka super ekip ndoshta i rrespektuam pak më shumë se sa duhet, në fillim të pjesës së dytë i’u thashë futbollistëve të luanin pa presion dhe të mos shqetësoheshin për rezultatin”, përfundoi Idrizi.
Trepça ’89 me fitoren e sotme pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë të mbledhura, kurse Ballkani mbetet përsëri lider me 19 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/