Fjalët e para të Hakimit si lojtar i PSG-së

Achraf Hakimi ka përfunduar transferimin e tij tek Paris Saint Germain.

Sport

06/07/2021 19:41

Algjeriani është transferuar në Paris për një shumë prej 60 milionë eurosh, ku prej tyre do të jenë edhe tetë milionë euro shtesa “të lehta” dhe tri “të vështira”, shkruan lajmi.net.

Ai duke folur për uebfaqen e klubit është shprehur tejet i kënaqur me transferimin e tij rek Paris Saint Germain.

“Unë ndihem shumë krenar me transferimin tim këtu,” tha ai.

“Pas Spanjës, Gjermanisë dhe Italisë, Paris Saint-Germain më ofron mundësinë për të zbuluar një kampionat të ri me një nga klubet më prestigjioze në botë”, shtoi ai.

“Mezi pres të takoj shokët e mi të rinj të skuadrës, tifozët dhe të përjetoj ndjenjën dhe pasionin e pabesueshëm brenda “Parc des Princes”, tha Hakimi.

“Unë ndaj të njëjtat ambicie të mëdha me shokët e mi të skuadrës dhe do të bëj gjithçka që mundem për të dhënë gjithçka çfarë pritet nga unë”, përfundoi Achraf Hakimi./Lajmi.net/