Fivestar nga Kosova zgjedhet klubi i fitnesit më i mirë në Botë

Edhe pse ka më pak se 6 muaj që nga hapja e saj, Qendra e fitnesit Fivestar merr tri çmime ndërkombtare në nivel global. Fivestar fiton çmimin “Best club” për vitin 2013, “best deal” në botë dhe qendra me adaptimin më të mirë të pajisjeve Preva.

Lifestyle

28/06/2014 23:08

Qendra e fitnesit Fivestar ishte hapur në muajin nëntor 2013 duke sjellur risi në tregun Kosovar me teknologjitë më të avansuara botërore, me hapsirën adekuate sipas standardeve ndërkombëtare dhe me çmimet shumë konkurrente në tregun kosovar. Karakteristikat shumë specifike e veçuan këtë qendër në garë me konkurrencë shumë të madhe në nivel botëror.

Çmimi “Best club” për vitin 2013
Shoqata ndërkombtare IHRSA që shërben industrinë e fitnesit ka përcaktuar kriteret dhe standardet ndërkombtare për klubet e fitnesit. Fivestar është konceptuar që nga fillimi për të përmbushur maksimalisht këto standarde. Kriteret për përgjedhjen si klubi më i mirë në botë për vitin 2013 përfshijnë dyshemenë, ventilimin dhe klimatizimin. 
Qendra posedon dysheme të brendit botëror Regupol që përmban vibrim dhe elasticitet duke mbrojtur kështu shfrytëzuesit nga dëmtimet e nyjeve të këmbëve gjatë ecjes në dysheme. Poashtu, dyshemeja ka karakteristika teknike kundër rrëshqitjes dhe anti-bakteriale.

Ventilimi dhe klimatizimi i qendrës së fitnesit janë të bazuara në energji të gjelbërt me LED ndriqim EKO që liron temperaturë të ulët dhe që sigurojnë temperaturë konstante prej 18 – 21 gradë Celsius, lagështi të ajrit prej 45 – 60% dhe ndërrim të ajrit 9 herë brenda orës. Karakteristikat tjera që ndikuan në marrjen e këtij çmimi janë sistemi i zërimit prej 70 decibel dhe mirëmbajtja e pastërtisë në nivelin më të lartë. Fivestar e pranoi çmimin si “Best Club” në panairin më të madh ndërkombtar të fitnesit FIBO që mbahet në Gjermani.

Çmimi “Best deal” për vitin 2013
Teknologjia e qendrës Fivestar është e bazuar në partneritetin me liderin botëror të pajisjeve të fitnesit Precor që operon në 91 shtete nëpër botë. Fivestar ka marrë çmimin “Best Deal” ku shpërblehet për investimin më të mirë në qendër fitnesi duke kombinuar më së miri pajisjet më të mira të fitnesit dhe teknologjitë më të avansuara.

Çmimi “Best preva adoption centre” për vitin 2014
Fivestar ka integruar aplikacionin mobil Preva që është i dizajnuar për të përmirësuar përvojën personale të klientëve duke i motivuar ata për të arritur qëllimet personale të fitnesit përmes monitorimit të rregullt të lëvizjeve dhe ushtrimeve, djegies së kalorive si dhe përmes përcjelljes së rezultateve direkt në platformën online në internet.
Gjatë 6 muajve të fundit, Fivestar ka regjistruar mbi 3000 shfrytëzues aktiv në aplikacionin mobil Preva. Mbi 1300 qendra të fitnesit nëpër 56 shtete në botë shfrytëzojnë aplikacionin preva. Fivestar ka arritur numrin më të madh të shfrytëzuesve aktiv brenda një afati rekord prej 6 muajsh, për çka edhe është kurrorëzuar me çmimin “Best preva adoption centre 2014”. 

Përveç statistikave rekorde për të fituar këtë çmim ndikoj edhe integrimi kreativ i aplikacionit Preva me teknologjinë Gantner që mundëson qasje në paisje, garderobë, tusha, etj. përmes një pulsari në dorë. Fivestar fitoi këtë çmim duke lënë pas finalistët Anytime Fitness nga ShBA dhe Hard Candy nga Rusia. Pas çmimeve prestigjioze të fituara nga Fivestar, kompania Precor e ka ranguar Fivestarin në mesin e storjeve kryesore të suksesit të saj gjatë vitit 2014 duke realizuar një video reklamë që do të shfaqet në tërë botën. Qendra e fitnesit Fivestar operon 24 orë me një staf prej 25 persona përfshirë trajnerë nga Evropa për aerobik, pillates dhe zumba.