Fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund të ndryshojë të ardhmen e Donnarummas

E ardhmja e portierit Gianluigi Donnarumma mbetet në dyshime, por firoja e Milanit ndaj Juventusit mund ta bind portierin për të qëndruar.

Sport

10/05/2021 22:12

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Juventusi është i interesuar për të nënshkruar me të si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Donnarumma dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ngase ende s’ka luajtur asnjëherë.

Milan duhet të përfundojë në top katër në mënyrë që Donnarumma të rinovojë kontratën.

Fitorja e djeshme ndaj Juventusit ndoshta është më vendimtarja për italianin.

Nëse “Rossonerët” fitojnë dy ndeshjet e radhës ndaj Torinos dhe Cagliarit, ata do kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013.

Agjenti i italianit, Mino Raiola ka paralajmëruar Milanin se ka pranuar ofertë për 10 milionë euro në vit nga portieri, derisa shtatë herë kampioni i Evropës nuk e rrit propozimin me vlerë 8 milionë euro për vit./Lajmi.net/