Fitorja e Arsenalit i ‘fikë’ bastoret

Mbrëmja e së hënës ishte e keqe për shumë bastore në Angli, që humbën rekord 20 milionë funte, si rezultat i fitores së Arsenalit në udhëtim te Aston Villa me rezultat 2:1, pas golave nga Jack Wilshere dhe Olivier Giroud. Triumfi i skuadrës së menaxherit Arsene Wenger kompletoi një xhiro të Premierligës ku të gjitha…

Sport

14/01/2014 19:30

Mbrëmja e së hënës ishte e keqe për shumë bastore në Angli, që humbën rekord 20 milionë funte, si rezultat i fitores së Arsenalit në udhëtim te Aston Villa me rezultat 2:1, pas golave nga Jack Wilshere dhe Olivier Giroud.

Triumfi i skuadrës së menaxherit Arsene Wenger kompletoi një xhiro të Premierligës ku të gjitha skuadrat favorite për titull shënuan fitore, bilanc ‘negativ’ për bastoret.

Alex Donohur nga bastorja Ladbrokes deklaroi për Metro: “Bastexhinjtë e goditën xhekpotin më të madh në histori. Fitorja e Arsenalit ishte vendimtare dhe mbarë industria e bastoreve humbi rreth 20 milionë funte. Mendoj se 250 mijë ose më tepër klientë fituan këtë fundjavë”.

Man Utd mposhti Swansean

Kurse, zëdhënësi i Betfair, Chris Allen theksoi se pagesa ishte edhe më e lartë: “Të gjithë favoritët fituan këtë fundjavë dhe shpenzimet e industrisë së basteve ishte rreth 35 milionë funte, është quajtur stuhia e rezultateve perfekte”.

Labrokes humbi 30 mijë funte nga një bast që ishte paguar me 20 funte, kurse një tjetër person fitoi 18 mijë funte me një tiketë të paguar me vetëm 5 funte.

Rezultatet e favoritëve:

Man Utd – Swansea 2:0

Stoke – Liverpool 3:5

Hull – Chelsea 0:2

Newcastle – Man City 0:2

Aston Villa – Arsenal 1:2