Fitore për Neymarin
Selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari ka kërkuar nga futbollistët e tij të mposhtin Gjermaninë sonte në gjysmëfinale, për sulmuesin e lënduar Neymar, i cili nuk do të luajë më në Kampionatin botëror.

Sport
Mungesa e Neymarit për shkak të lëndimit dhe fakti se ai nuk do të luajë më gjatë këtij Kampionati botëror i ka dhënë një motiv shtesë Brazilit që të luftojë për titullin e kampionit.
“Neymar mungon andaj duhet të shpaguajmë djaloshin për të gjitha që i ka bërë për ne. Mungon edhe një hap për të luajtur finalen në shtëpi por Gjermania është skuadër mjaft e ekuilibruar dhe solide në çdo sektor, andaj do të jetë shumë vështirë”, deklaroi Scolari në konferencë për shtyp.
“Nuk e kam obligim të fitoj sepse jam në kredi. Kam fituar Botërorin 2002, janë kujtime të mrekullueshme, por kam humbur në Euro 2004 dhe Botërorin 2006. Dy humbje, një fitore, më duhet të kthehem në bilanc të barabartë”, u shpreh ai.
“Gjyqtari i njëjtë që nuk e pa kafshimin e Suarezit? Ka ndërhyrje të ndryshme që gjyqtarët nuk i shohin, në fushë ndodhin shumë gjëra. Mendoj se FIFA ka marrë vendimin e drejtë”.