Fitore Pacolli me dedikim për Hajrullah Çekun: Kjo është Prishtina që ndërtojmë bashkë
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka gjetur kohë t’i shpreh mbështetjen kandidatit për Prishtinën dhe ministrit në detyrë, Hajrulla Çekut, pasi ky i fundit i ndau 52 mijë euro për organizatën që e themeloi bashkëshorti i saj Ilir Dalipi. “Kjo është Prishtina që ndërtojmë bashkë, me plan, me punë dhe me Vetëvendosje. “, shkroi ajo…

Lajme
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka gjetur kohë t’i shpreh mbështetjen kandidatit për Prishtinën dhe ministrit në detyrë, Hajrulla Çekut, pasi ky i fundit i ndau 52 mijë euro për organizatën që e themeloi bashkëshorti i saj Ilir Dalipi.
“Kjo është Prishtina që ndërtojmë bashkë, me plan, me punë dhe me Vetëvendosje. “, shkroi ajo mes tjerash
Postimi i plotë:
Hajrulla Çeku, kryetari i ardhshëm i Prishtinës
📍 ku lagjet janë të pastra, të rregullta dhe me jetë komunitare. Ku mësimi është gjithëditor dhe cilësor, ku sporti zhvillohet në infrastrukturë moderne, ku ekonomia familjare është e qëndrueshme dhe ku shëndetësia ofron shërbime të avancuara, sa më afër qytetarit.
📍 ku administrata është digjitale dhe efikase, që i shërben qytetarit, jo që e lodh.
📍 ku qyteti me kulturë që lulëzon si industri kreative, me treg pune të drejtë për gratë e të rinjtë, me hapësira publike që janë të gjalla, jo të braktisura.
📍 ku transporti publik nuk vonon, me siguri në çdo hap të përditshmërisë, me fshatra që janë pjesë e zhvillimit, jo të lëna në harresë.
📍 ku ofrohet qasje të barabartë në shërbime për të gjithë, pa dallim lagjeje, fshati apo statusi.
📍 ku ka planifikim urban që ruan identitetin dhe ndërtim që ka kuptim, jo vetëm beton.
📍 institucione që dëgjojnë, jo që heshtin.
Kjo është Prishtina që ndërtojmë bashkë, me plan, me punë dhe me Vetëvendosje. ❤️