FITORE! – Kosova në finale të “play-off”, nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!
Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët” fituan me rezultat bindës 3:4 kundër kombëtares sllovake, transmeton lajmi.net. Me këtë fitore, Kosova kualifikohet në finalen “play-off” për kualifikim në Botëror. Në finale do të luaj kundër Turqisë, me 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të parët që kaluan në epërsi ishin sllovakët me…
Sport
Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë.
“Dardanët” fituan me rezultat bindës 3:4 kundër kombëtares sllovake, transmeton lajmi.net.
Me këtë fitore, Kosova kualifikohet në finalen “play-off” për kualifikim në Botëror. Në finale do të luaj kundër Turqisë, me 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të parët që kaluan në epërsi ishin sllovakët me Valjent në minutën e 6-të.
Pastaj, Kosova barazoj në minutën e 21-të me anë të Veldin Hoxhës, i cili shënoi një super gol me goditje jashtë zonës. Goli u asistua nga Mërgim Vojvoda.
Sllovakia u rikthye në epërsi në minutën e 45-të me golin e Haraslin.
Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 47-të, Fisnik Asllani shënoi gol me kokë pas krosimit të Mërgim Vojvodës.
“Dardanët” kaluan në epërsi për herë të parë në ndeshje në minutën e 60-të. Florent Muslija shënoi një super gol nga goditja e lirë.
Në minutën e 72-të, Kreshnik Hajrizi, pas asistimit të Albian Hajdarit, shënoi golin e katërt për Kosovën.
Deri në fund të ndeshjes, Sllovakia shënoi me anë të Strelec në minutën e 94-të, por që në fund shërbeu veç për statistika./lajmi.net/