Fitore e madhe e Prishtinës
Prishtina mposhti Lirinë 2:0 duke marrë pikë të vlefshme në kërkim të zonës së sigurisë. Kurse, fitore shënuan edhe Hajvalia e Lalapi.

Sport
Prishtina ka fituar ndaj Lirisë me rezultat 2:0 në kryeqytet.
Labinot Osmani dhe Armend Thaqi shënuan golat për skuadrën bardhekaltër.
Kurse, në duelet tjera, Hajvalia fitoi ndaj Dritës me rezultat 2:1, përcjell “Lajmi.net”. Fuat Karabegu e Shkëlqim Pacolli shënuan për vendasit.
Kurse, Xhevdet Shabani shënoi për Dritën. Ndërsa, Llapi fitoi bindshëm ndaj Istogut me rezultat 5:0.
Rezultatet:
Prishtina – Liria 2:0
Hajvalia – Drita 2:1
Llapi – Istogu 5:0