Fiton Barcelona, barazon Milani
Pavarësisht mungesës së Lionel Messit, Barcelona arriti të shënojë fitore minimale 1-0 në udhëtim te Celtic, në duelin e vlefshëm për Grupin H të Ligës së Kampionëve. Punët për gjigantin katalan u lehtësuan vetëm pas pjesës së dytë kur Scott Broën u përjashtua me karton të kuq. Avantazhin numerik e shfrytëzoi Barcelona duke kaluar në…

Sport
Pavarësisht mungesës së Lionel Messit, Barcelona arriti të shënojë fitore minimale 1-0 në udhëtim te Celtic, në duelin e vlefshëm për Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Punët për gjigantin katalan u lehtësuan vetëm pas pjesës së dytë kur Scott Broën u përjashtua me karton të kuq. Avantazhin numerik e shfrytëzoi Barcelona duke kaluar në epërsi me golin e Cesc Fabregasit në minutën e 76-të, epërsi të cilën e ruajti deri në fund për fitoren e dytë nga po aq ndeshje.
Në duelin tjetër, Ajax Amsterdam dhe Milan u ndanë në barazim 1-1. Të dy golat erdhën në minutat e fundit të takimit.
Ajaxi kaloi në epërsi nëpërmjet Stefano Denswilit, por në minutat shtesë Mario Balotelli e nxori dhe konkretizoi penalltinë që shpëtoi një pikë për Rossonerët.