Fitoi në Monako dhe nuk e mbajti veten në festë nate – Perez i kërkon falje publikisht gruas së tij

Aq i shpejtë sa ishte në Monako, Sergio Perez ishte i shpejtë edhe në kërkim falje ndaj gruas së tij.

Sport

07/06/2022 09:00

Anëtari i Red Bull doli me kohën më të shpejtë nga gara në Monako, pistë kjo ikonike në F1 dhe lumturia ishte e papërshkrueshme për të.

Meksikani vazhdoi në një festë nate për të kompletuar ndjesinë perfekte, por në festë nuk mbajti veten më së miri, përcjell lajmi.net.

Pamje të shumta u publikuan me pilotin që shihej duke festuar edhe mes femrave ‘të huaja’.

Për këto, Sergio Perez ka kërkuar falje përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Unë i kam parë videot që kanë qarkulluat për mua dhe marr përgjegjësi. Ishte festë e keqe dhe unë nuk dita ta kontrolloja veten për peshën e personit që jam, por ishte vetëm kaq, feste e keqe”, ka shkruar Perez, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit afër meje i dinë vlerat e mia dhe çfarë personi jam. Për ata që pyesin, ne jemi më të bashkuar se kurrë, unë dhe gruaja ime. Për ata që duan të na lëndojnë, ju dëshiroj suksese”, shtoi piloti.

Sergio Perez mori fitoren e parë këtë edicion, pasi la prapa edhe shokun e tij të skuadrës, Max Verstappen. /Lajmi.net/