Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

Fitoi betejën me koronavirusin, ylli i Serie A nuk kthehet: Nuk jam më i sigurt

9:40 | 2 Qershor 2020

Mesfushori 35-vjeçar paraguajan Edgar Barreto, që luan në Serinë A me skuadrën e Sampdoria, ka vendosur të mos zbresë më në fushë, duke u tërhequr.

Të paktën për momentin, për shkak të Covid-19. Ai është një nga lojtarët e parë në Itali që u prek me koronavirus dhe më pas u shërua.

Gjithsesi, rikthimi në fushë për të duket i vështirë.

“Vendosa të mbyll para kohe kontratën me Sampdoria (kontrata skadonte më 30 qershor, në fund të këtij sezoni), ndërkohë që edhe Covid-19 bëri punën e tij. Për mua rëndësi ka familja, dua t’i jap asaj qetësi. Janë shumë detaje që ndikuan në këtë vendim”, tha Barreto.

“Nuk doja të largohesha kështu. Pa këtë virus do ta respektoja kontratën deri në fund. Nuk kam më siguri duke zbritur në fushë, pasi të luash futboll në këtë periudhë do të thotë të udhëtosh, të flesh në hotel, të takosh persona. Nuk kam dëshirë të infektohem sërish dhe të rrezikoj familjen time”.

Gjithsesi, paraguajani thotë se mund të rikthehet sërish në fushë. “Nëse do të më krijohet mundësia do të luaj sërish, por tani jam duke bërë kursin për trajner futbolli”. /Lajmi.net/