Fitnesi, biçikleta dhe ngjitja në litar çojnë në orgazëm

0:15 | 8 Tetor 2014

Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, gjithnjë e më shumë femra kanë provuar orgazmën e shkaktuar me ushtrime. Këtë lloj orgazme e pranojnë, edhe ekspertët e fitnesit, edhe shkencëtarët.

Një studim i paradokohshëm amerikan nga Ahmed Zambarakji i bërë në Universitetin e Indianës, sqaron që orgazma e shkaktuar me ushtrime më së lehti arrihet me ngjitjen në shtyllë po në litar, në vozitje të biçikletës dhe në ngritjen e peshave, pikërisht në ushtrime janë përfshirë edhe ushtrimet e barkut, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ushtrimi bindshëm më i mirë është ai i cili bëhet me ndihmën e veglave të palestrës i cili quhet “karrigia e kapitenit”, transmeton telegrafi.

Ky ushtrimi bëhet në atë mënyrë që llërat i lëshoni në mbështetëse të karriges të përshtatura në kënd të drejtë në raport me trupin. Pastaj i tendosni muskujt e barkut dhe i ngrini këmbët nga dyshemeja duke i lëvizur gjunjët në drejtim të gjoksit, dhe pastaj i lëshoni poshtë. Përsëriteni aq herë sa të mundeni.

Nga femrat të cilat kanë marrë pjesë në këtë studim, 45 për qind e tyre kanë përjetuar orgazmën gjatë këtyre ushtrimeve, 26 për qind me ngritjen e peshave, 20 për qind gjatë jogës, 16 për qind gjatë vozitjes së biçikletës dhe 13 për qind gjatë vrapimit. Bile, 9 për qind e këtyre fatlumeve kanë deklaruar që kanë përjetuar orgazmën edhe gjatë ecjes.

Sa i përket shpeshtësisë, 40 për qind e të anketuarave kanë përjetuar orgazmën të shkaktuar me ushtrime më shumë se 10 herë.

Shikoni se si bëhen ushtrimet në “karrigen e kapitenit”: