Fishekzjarret nga stadiumi i trembën kuajt, një person hyn në fushë me motoçiklet në shenjë proteste
Të jetosh pranë një stadiumi futbolli është shpeshherë e mërzitshme për banorët. Projektorët, tifozët, sharjet e shumëçka tjetër ndonjëherë sjellin probleme për banorët që jetojnë afër stadiumeve, kryesisht fushave të futbollit amator. Megjithatë, një banor holandez i mori një vendim të pazakontë dhe tejet qesharak, njofton DailyStar, transmeton lajmi.net. Në vend që të reagonte me…

Sport
Të jetosh pranë një stadiumi futbolli është shpeshherë e mërzitshme për banorët.
Projektorët, tifozët, sharjet e shumëçka tjetër ndonjëherë sjellin probleme për banorët që jetojnë afër stadiumeve, kryesisht fushave të futbollit amator.
Megjithatë, një banor holandez i mori një vendim të pazakontë dhe tejet qesharak, njofton DailyStar, transmeton lajmi.net.
Në vend që të reagonte me ndonjë shkrim në rrjetet sociale një banor shumë i pakënaqur ndezi motoçikletën e tij të vogël dhe “pushtoi” fushën në tentim ta ndalë lojën në llojë proteste.
Momenti qesharak ka ndodhur në kategorinë e tetë të futbollit holandez, mes skuadrave amatore Veenhuizen dhe Vitesse 63.
Videon e momentit në fjalë mund ta shikoni më poshtë./Lajmi.net/
Bij Veenhuizen – Vitesse ‘63 komt de buurman op zijn scooter gewoon even het veld opgereden. De reden: door het vuurwerk zijn zijn paarden op hol geslagen! I kid you not! 🤣👌🏻 pic.twitter.com/cBhFEFbxBo
— Claudia (@ClaudiaWR85) March 19, 2023