Firefox, në shënjestrën e hakerave
Kompania Mozilla, që zotëron shfletuesin e internetit Firefox, paralajmëroi përdoruesit e këtij të fundit për një përditësim në sistemet Windows dhe Linux që do të mbyllë një “shteg” të lënë të lirë për piratët kibernetikë.
Auto & Tek
Raportohet se piratët kibernetikë shfrytëzonin një boshllëk të lënë në lexuesin PDF për të përvetësuar në mënyrë të paligjshme dokumente të ruajtura në kompjuter, shkruan tch.
Defekti, i njohur si “bug” u gjet rastësisht nga një programues, teksa po lundronte nëpër disa faqe ruse. Ai raportoi menjëherë tek Mozilla këtë problem, ndërsa besohet se kjo metodë e hakimit është përdorur nga piratët rusë në disa qindra kompjutera personalë.
Për t’u mbrojtur nga kjo, Mozilla këshillon shkarkimin e menjëhershëm të përditësimit përkatës, që gjendet në faqen zyrtare të saj.