Fiona Gllavica përlot me fjalët kushtuar nënës së ndjerë
Fiona Gllavica ka shkruar fjalë prekëse për nënën e ndjerë.

ShowBiz
Fiona Gllavica përmes një postimi në Instagram, ka uruar nënën e ndjerë me rastin e ditëlindjes, shkruan lajmi.net.
Aktorja, me këtë rast ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që kanë nënat gjallë, që t’i përqafojnë ato sikur të jetë hera e fundit.
KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I FIONËS, PA NDËRHYRJE:
“Nanës për ditëlindje
Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim.
Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta.
Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie.
Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur.
Po, më mungon shumë!
Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit”.
https://www.instagram.com/p/B1A096kHk9Y/
Kujtojmë që aktorja ka pak kohë që i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin e zemrës. /Lajmi.net/