Finalja e Superkupës së Evropës do të luhet me prezencën e tifozëve

Chelsea dhe Villareali do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës.

Sport

30/07/2021 21:18

Ndeshja mes Chelseas dhe Villarealit do të zhvillohet më 11 gusht, shkruan lajmi.net.

Kjo përballje do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në stadiumin ‘Windsor Park’.

UEFA, ka bërë të ditur se ky duel do të luhet me prezencën e rreth 13 mijë tifozëve, të cilët duhet të kenë testin negativ të COVID-19 me vete që të mund të futen në stadium.

Chelsea sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve, ndërsa Villareali në Ligën e Evropës e tani do të përballen mes vete në betejën e më të mirit për Superkupën e Evropës. /Lajmi.net/