Finalja e Ligës së Kombeve, formacionet zyrtare: Kroacia – Spanja

Kroacia dhe Spanja do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kombeve. “Furia e kuqe” në finale erdhi pasi e mposhti Italinë, me rezultat 2:1, ndërsa Kroacia e mundi Holandën, me rezultat 4:2 pas vazhdimeve. Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe, pasi kombëtarja që shpallet fituese sot siguron vendin për në Kampionatin Evropian. Euro…

Sport

18/06/2023 19:31

Kroacia dhe Spanja do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kombeve.

“Furia e kuqe” në finale erdhi pasi e mposhti Italinë, me rezultat 2:1, ndërsa Kroacia e mundi Holandën, me rezultat 4:2 pas vazhdimeve.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe, pasi kombëtarja që shpallet fituese sot siguron vendin për në Kampionatin Evropian.

Euro 2024 do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Andaj sot na pret një ndeshje spektakolare në ‘de Kuip’, me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë formacionet zyrtare./Lajmi.net/