Finalja e Ligës së Kampionëve, Guardiola barazon rekordin me tre trajnerë

Pep Guardiola ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij si trajner e që ka të bëjë më Ligën e Kampionëve. Trajneri spanjoll arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn këtë edicion pasi eliminuan 14 herë kampionët e Evropës, Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5:1 pas dy ndeshjeve, përcjell lajmi.net.…

Sport

18/05/2023 10:31

Pep Guardiola ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij si trajner e që ka të bëjë më Ligën e Kampionëve.

Trajneri spanjoll arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn këtë edicion pasi eliminuan 14 herë kampionët e Evropës, Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5:1 pas dy ndeshjeve, përcjell lajmi.net.

Kjo është hera e dytë që Guardiola kalon në finale me Manchester Cityn, ndërsa e treta në total në karrierë. Ai më parë shijoi finalen sa ishte trajner i Barcelonës.

Kësisoj, Guardiola barazoi rekordin me nga katër finale me trajnerët Jurgen Klopp, Sir Alex Ferguson dhe Marcello Lippi.

Ndërkaq, në këtë aspekt më mirë qëndron trajneri i tanishëm i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Trajneri italian është kualifikuar pesë herë në finale të ligës më prestigjioze evropiane për klube në karrierën e tij.

Ancelotti ka fituar katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve, dy me Real Madridin dhe dy herë me Milanin./Lajmi.net/