Finalja e Kupës FA – Lampard i pavendosur kë të startojë në portë
Frank Lampard ka një dilemë të madhe para finales së madhe në Kupën FA.
Sport
Nesër, Chelsea i Frank Lampard do të kontestohet në finalen e Kupës FA nga skuadra e Arsenal.
Para këtij takimi, Chelsea ka probleme të mëdha në portë, me Kepa Arrizabalaga që nuk po gjen formën më të mirë.
Kështu, në këtë situatë, Lampard nuk është i vendosur se kë do ta startojë në pozitën e portierit.
“Është e vështirë, pasi kemi konkurrencë në skuadër. Unë kam ndryshuar kohë pas kohe, konsiderojmë ndeshjet sipas radhës, për ndeshje të mëdha është më e vështirë”, ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.
“Unë e di sa lojtarët duan të jenë në këto ndeshje, por njerëzit nga banka kanë dhënë shumë në ndeshjet e fundit”, ka shtuar anglezi.
Kepa Arrizabalaga po kontestohet nga veterani Willy Caballero. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e parë nesër. /Lajmi.net/