‘Finalissima’: Argjentina dhe Italia përballen për Superkupën, Messi kërkon tjetër trofe me Argjentinën
Sonte do të luhet ‘Finalissima’ mes Argjentinës dhe Italisë.

Sport
Kombëtarja fituese e Kupës së Amerikës, Argjentina do të përballet me fituesen e Kampionatit Evropian, Italinë, shkruan lajmi.net.
Në mitikun ‘Wembley’, dy kombëtaret do të synojnë tashmë CONMBEBOL-UEFA Superkupën.
Shtatë herë lojtari më i mirë në botë – dhe më i miri aktualisht – Lionel Messi synon të fitojë një tjetër trofe me kombëtaren e tij.
Në anën tjetër, Giorgio Chiellini synon ta mbyll karrierën e tij tek Italia me një trofe tjetër në sirtar.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Italisë do të luhet me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/