Filmohet një tjetër ‘UFO’ në Australi

Dy dashamirë të qiejve pretendojnë se kanë parë një objekt të paidentifikuar duke shkëlqyer në qiell.

Fun

20/02/2019 17:40

Dy personat nga “Gold Coast”, të cilët nuk njohin njëri-tjetrin, thonë se kanë parë objektin duke qëndruar kokë-më-kokë në Uellsin Verior, transmeton lajmi.net.

David Walsh ishte duke ecur përgjatë lumit në ora 3 të natës të dielën, i cili thotë se pa diçka duke u zhdukur dhe rishfaqur.

Walsh filmoi menjëherë objektin ndriçues në distancë, duke konkluduar se nuk ishte një mjet fluturues i zakonshëm.

Ken Duka, 72 vjeç, thotë se ai ka parë një UFO të paktën një ‘UFO’ në në këtë zonë për 54 vitet e fundit.

Megjithatë, presidenti i kërkimeve të UFO tha se është e vështirë të konstatohet një gjë e tillë, ngase nuk ka asnjë kornizë referuese. /Lajmi.net/