Filmi ‘Cirku Fluturues’ fiton tri çmime në “Dea Openair International Film Festival”
"Cirku Fluturues" ka rrëmbyer tri çmime në "Dea International Film Festival".

ShowBiz
Filmi i metrazhit të gjatë ‘Cirku Fluturues’ me skenar dhe regji të Fatos Berishës, mori tri çmime në edicionin e shtatë të “Dea Open Air International Film Festival”, shkruan lajmi.net.
Ceremonia është mbajtur në Tiranë, kurse lajmin e bëri të ditur vet regjisori Berisha përmes një postimi në rrjete sociale.
Çmimet të cilat i mori “Cirku Fluturues” janë: “Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë”, “Aktori/aktorja më e mirë”, të cilin e morën Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj dhe Shpëtim Selmani; si dhe çmmin e “Jurisë së medies”.
Filmi në fjalë është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa producente është Vjosa Berisha. /Lajmi.net/