Film për migrimin në Kosovë, i bërë nga vet ata që emigruan (Video)

Një film i shkurtër poetik do të shfaqet në edicionin e këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit të shkurtër DOKUFEST, që për temë ka migrimin.

ShowBiz

21/07/2015 12:32

“Zogjtë mund të fluturojnë. Pse unë jo?”, është titulli i këtij filmi të shkurtër realizuar me koncept të regjisorit Daniel Mulloy.

Në një komunikatë për media thuhet se ky film është bashkëpunim i bërë nga vullnetarë, shumë prej të cilëve kanë emigruar apo janë kthyer me forcë në Kosovë pas përpjekjes së tyre të emigrojnë.

Ky film i shkurtër poetik mbërthen ndjenjën me të cilën ballafaqohen shumë njerëz të izoluar nga rregullat e strikta kufitare. Me narrator Donal Cox, muzikë nga Phoria dhe Memory Loop.