Fillon procesi gjyqësor për sulmin ndaj Ziadin Selës

Sot në Gjykatën Themelore të Shkupit, në bankën e të akuzuarve do të ulen 10 persona si të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend.

Lajme

26/01/2018 08:22

Përveç Kire dhe Cane Gjorgjievskit, si të dyshuar për tentim vrasje janë edhe Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllevski-Kobra, shkruan Alsat-M.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të merr pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli. Sipas burimeve të Alsat M, përfaqësues i organit të akuzës në këtë rast gjyqësorë do të jetë Darko Jakimovski ndërsa gjykimi do të udhëhiqet nga gjykatësja Sllavica Andreevska.

Tentativa për vrasje ndaj Selës është rasti i tretë i cili futet në procedurë gjyqësore mbi zhvillimet e 27 prillit. I pari ishte rasti i 9 të dyshuarve për pjesëmarrje në dhunë të cilët morën dënime me kusht. Rasti dytë ishte dënimi i Pançe Angellov i cili u dënua me 4 vite burg për dhunë ndaj deputetes Radmilla Shekerinsa. Ndërkohë në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion është duke u procedua hetimi për “cenim terrorist të rendit kushtetues” në lidhje me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend. Për këtë vepër aktualisht dyshohen 36 persona. Në mesin e tyre janë ish drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, 6 deputet të OBRM-PDUKM-së, organizatorët e protestave si dhe të dyshuar të tjerë. Organi akuzës nuk përjashton zgjerimin e hetimit.