​Fillon në Stamboll takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë

Në Stamboll ka filluar takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë i mbajtur në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, delegacionet turke, amerikane dhe ukrainase u takuan në Zyrën e Presidencës Dolmabahçe në Stamboll nën kryesinë e ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan. Delegacioni amerikan përfshin Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio,…

Bota

16/05/2025 10:42

Në Stamboll ka filluar takimi trepalësh Turqi-SHBA-Ukrainë i mbajtur në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burime të Ministrisë së Jashtme, delegacionet turke, amerikane dhe ukrainase u takuan në Zyrën e Presidencës Dolmabahçe në Stamboll nën kryesinë e ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan.

Delegacioni amerikan përfshin Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ambasadorin e SHBA-së në Ankara, Tom Barrack dhe përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Ukrainën, Keith Kellogg.

Delegacioni ukrainas përfshin shefin e Zyrës së presidentit të Ukrainës Andriy Yermak, ministrin e Punëve të Jashtme Andrii Sybiha dhe ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nënshkroi dje dekretin për formimin e delegacionit ukrainas që do të marrë pjesë në bisedimet e paqes që do të zhvillohen në Stamboll.

Takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë që do të mbahet në të njëjtin vend është planifikuar të fillojë në orën 12:30.