Rama priti në Tiranë liderët e Evropës, Kurti në zyrën e tij takon ish-kryeministrin grek

Përderisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot priti liderët e Evropës në Tiranë, homologu i tij, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takoi sot në zyrën e tij, George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Greqi. Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Papandreou diskutuan rreth bashkëpunimit…

Lajme

16/05/2025 17:39

Përderisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot priti liderët e Evropës në Tiranë, homologu i tij, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takoi sot në zyrën e tij, George Papandreou, ish-kryeministrin e Greqisë dhe tash deputet i PASOK-ut në Greqi.

Në njoftimin e bërë nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Papandreou diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe bashkëpunimin mes partive simotra e dy subjekteve politike që drejtojnë.

Papandreou po qëndron në Prishtinë, ku gjatë paradites, bashkë me Kurtin, mori pjesë në hapjen e punimeve të Këshillit Botëror të Unionit Ndërkombëtar të të Rinjve Socialistë (IUSY).