Fillon mbledhja e UNESCO-së, Viets lutet për anëtarësimin e Kosovës

12:06 | 9 Nentor 2015

kosova-ne-unesco

Mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-së, ku pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, sapo ka filluar.

Kjo bëhet e ditur përmes disa publikimeve të gazetarëve të Kosovës që po marrin pjesë në këtë mbledhje.

Përkrahje prej Kosovës po i jep edhe ambasadorja gjermane Angelika Viets, dhe i tërë ekipi i ambasadës, të cilët përmes një publikimi në rrjetin social Facebook janë duke uruar fat vazhdimisht për Kosovën.

“Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, dhe i tërë ekipi i ambasadës janë duke uruar fat vazhdimisht për një rezultat pozitiv të votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO-s këtë mëngjes, i cili është mbështetur fuqimisht nga shumë vende, përfshirë dhe Gjermaninë si njëri prej tyre!”, shkruan në Facebook të ambasadës së Gjermanisë.