Fillon eventi special i “Apple” në teatrin “Steve Jobs”

Kompania e paisjeve teknologjike "Apple" ka hapur ngjarjen e shumëpritur, ku do të prezantohen krijimet më të reja nga gjiganti elektronik.

Auto & Tek

10/09/2019 19:08

Tim Cook drejtor ekzekutiv i kësaj kompania ka hapur mbrëmjen e sotme në teatrin e “Steve Jobs”, ku theksoi se kjo natë do të ketë “njoftime të mëdha”

“Ne jemi duke japur një mundësi shumë më të mirë për të shijuar lojërat në “Apple store” 100 lojëra të reja për iPhone, iPad dhe Apple TV. Koleksion i ri i lojërave, që çdo person i familjes do mund të i shijoj dhe do të njoftoheni për çdo lojë të re që do të dal”, shkruan lajmi.net.

“Apple Arcade” quhet ky opsion i ri i cili do të lansohet më 19 shtator me 100 lojëra të ndryshme, kushton vetëm 5 dollarë dhe muaji i parë për të gjithë të anëtarsuarit është falas.

Në këtë moment janë duke u prezantuar disa nga këto lojëra. /Lajmi.net/

Përndryshe eventin mund ta ndjekni Live në Youtube.

YouTube player