Fillim i frikshëm i Benzemas, ma i miri në Evropë në këtë edicion të ri

Real Madridi triumfoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigos me rezultat 5-2, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt në La Liga.

Sport

13/09/2021 09:08

Në këtë triumf të madrilenëve, shkëlqeu sulmuesi Karim Benzema i cili realizoi ‘hat-trick’, gjersa dy golat e tjerë u shënuan nga Vinicius e Camavinga.

Sulmuesi francez tani ka regjistruar një start të frikshëm të sezonit të ri në Evropë sa i përket pjesëmarrjes në gola.

33-vjeçari pas katër paraqitjeve në La Liga është përfshirë direkt në nëntë gola, duke shënuar 5 gola e regjistruar edhe katër asistime të tjera.

Këto shifra e bëjnë Benzeman statistikisht më të mirin në Top 5 ligat evropiane për këtë edicion të ri, raporton Squawka.

Përndryshe, me tre-golëshin e mbrëmshëm, Benzema tani është edhe në Top 10 të listës së golashënuesve më të mirë në histori të La Ligas, me 197 gola të shënuara.