Fifi konfirmon: Kënga e radhës një bashkëpunim

Fifi duket se ka filluar punët për projektin e ri.

ShowBiz

20/08/2019 09:24

Fifi ka qenë mjaft aktive muajt e fundit duke publikuar tre këngë brenda më pak se dy muaj dhe nuk ka ndërmend të ndalet ajo ka paralajmëruar edhe një tjetër, shkruan lajmi.net.

Artistja këtë e konfirmoi përmes rrjetit social Instagram, ajo u pyet nga një ndjekës se kënga e radhës a është në bashkëpunim me një djalë apo vajzë.

Fifi ia ktheu se kënga e re është një bashkëpunim me një djalë, por nuk dha më shumë detaje. /Lajmi.net/