FIFA publikon top 11 yjet e Kosovës
Revista zyrtare e FIFA’s, në numrin e saj më të ri ka publikuar një artikull për 11 futbollistët më të mirë me prejardhje nga Kosova. Numri i madh i lojtarëve të talentuar me prejardhje nga Kosova nuk kalon pa u vërejtur. Andaj, revista e Federatës botërore të Futbollit ia ka dedikuar atyre një artikull të…
Sport
Revista zyrtare e FIFA’s, në numrin e saj më të ri ka publikuar një artikull për 11 futbollistët më të mirë me prejardhje nga Kosova.
Numri i madh i lojtarëve të talentuar me prejardhje nga Kosova nuk kalon pa u vërejtur. Andaj, revista e Federatës botërore të Futbollit ia ka dedikuar atyre një artikull të veçantë.
Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri renditet i pari në listë, i përcjell nga Lorik Cana i Lazios.
Sensacioni i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, ylli i Napolit, Valon Behrami e mbrojtësi i Orebros, Ilir Berisha janë po ashtu në listë.
Blerim Xhemajli ka lindur në Maqedoni por edhe ai ka zënë vend, derisa mesfushori i Watfordit, Almen Abdi dhe sulmuesi i Melbourne Victory, Besart Berisha e Ilir Azemi nga Greuther Furth, e kompletojnë atë.