FIFA nis një projekt për edukimin menstrual për vajzat dhe përfshirjen e tyre në futboll
Shoqata e Futbollit e Sudanit të Jugut (SSFA) në bashkëpunim me FIFA-n kanë filluar zbatimin e një projekti që stimulon përfshirjen e vajzave në futboll.

Sport
Ky projekt filloi me një ngjarje të quajtur “Festivali ndërshkollor i vajzave” me temën: “Lërini vajzat të luajnë me besim”.
Ngjarja mblodhi së bashku vajza të reja nga njëzet e shtatë (27) shkollat fillore në të gjithë qytetin Juba për të marrë pjesë në turneun ndërshkollor.
Duke folur gjatë prezantimit, Presidenti i SSFA, Augustino Maduot, shprehu kënaqësinë e tij, duke përshkruar ngjarjën si një pikë referimi për futbollin e femrave në Sudanin e Jugut.
“Jam shumë i emocionuar që ky projekt po ndodh përmes SSFA dhe mbështetjes nga FIFA. Ndërtimi i futbollit të femrave dhe veçanërisht nga baza është prioriteti ynë. Ne e kemi zhvendosur shumë vëmendjen tonë drejt ndërtimit të futbollit më të fortë të femrave, veçanërisht nga baza”, u shpreh Maduot.
Ky projekt ndër të tjera përfshin edhe sesione të rëndësishme rreth higjienës menstruale të vajzave, në mënyrë që këto të fundit të jenë sa më të afta rreth asaj që është e rëndësishme për to. /Lajmi.net/