FIFA ndëshkon Nishimuran
FIFA ka ndëshkuar japonezin Yuichi Nishimura për ndarjen e drejtësisë nga ana e tij në duelin Brazil – Kroaci, duke e lënë për gjyqtar të katërt në ballafaqimin mes Hondurasit dhe Ekuadorit.
Sport
Gjyqtari Yuichi Nishimura është deleguar si gjyqtar i katërt për ndeshjen mes Hondurasit dhe Ekuadorit, në kuadër të Grupit E, që zhvillohet sonte në mesnatë.
Kjo shihet si një ndëshkim nga ana e FIFA-s për kritikat e bëra ndaj japonezit nga Kroacia që u nda e pakënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë nga ana e tij në ballafaqimin e parë të Kampionatit botëror kundër Brazilit në Grupin A.
Kujtojmë se Nishimura ia fali një penallti Brazilit me të cilën nikoqiri kaloi në epërsi 2:1, kurse paraprakisht nuk pati guximin e duhur që të përjashtonte sulmuesin Neymar pas një goditje me bërryl në fytyrën e mesfushorit Luka Modric. Në fund, Brazili fitoi me rezultat 3:1.
Ndërsa, Benjamin Williams nga Australia do të jetë gjyqtari kryesor i ballafaqimit mes Hondurasit dhe Ekuadorit.