FIFA: Ja nominimet për golin e vitit (Video)
Fifa ka publikuar nominimet për çmimin Puskas 2014 i cili ndahet për golin më të mirë të shënuar gjatë këtij vitit. Në këtë listë është edhe Pajtim Kasami, me supergolin e shënuar ndaj Crystal Palaces, sa ishte pjesë e skuadrës së Fulhamit.

Sport
FIFA ka publikuar dhe listën e golave që do të jenë në garë për të fituar çmimin Puskas 2014, që ndahet për golin e vitit.
Në këtë garë janë goli i shënuar nga Van Persie, Zlatan Ibrahimovic, Diego Costa dhe nga James Rodriguez.
Gjatë viteve të fundit, këtë çmim e kanë fituar emra të njohur si: Ibrahimovic, Miroslav Stoch, Neymar, Altintop dhe Cristiano Ronaldo.
Për golin e vitit, në garë janë edhe lojtarët si Marco Fabian, Steph Roche, Camilo Sanvezzo, Pajtim Kasami dhe Hisato Sato.
Video
Goli i Van Persiet
Goli i Ibrahimovicit
Goli i Diego Costat
Goli i James Rodriguez
Goli i Pajtim Kasamit