FIFA heton Suarezin
FIFA ka bërë të ditur se ka hapur procedurë disiplinore kundër sulmuesit të Uruguait, Luis Suarez për kafshimin e tij ndaj mbrojtësit të Italisë, Giorgio Chiellini në ndeshjen e Grupit D në Kampionatin botëror.

Sport
Ashtu siç pritej, FIFA ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj sulmuesit të Uruguait, Luis Suarez për incidentin që shkaktoi në duelin kundër Italisë, kur kafshoi mbrojtësin Giorgio Chiellini.
Veprimi i yllit të Liverpoolit nuk u vërejt e as sanksionua nga gjyqtari meksikan Marco Rodriguez, por FIFA mund të merr masa në bazë të xhirimeve televizive.
“FIFA konfirmon se ka hapur procedurë disiplinore kundër futbollistit Luis Suarez për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes Itali-Uruguai në Kampionatin botëror në Brazil”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.
“Si futbollisti ashtu edhe Kombëtarja e Uruguait mund të paraqesin çfarëdo dokumenti që mund të konsiderohet si relevant deri më 25 korrik në ora 17:00”.
Uruguai fitoi 1:0 dhe u bë skuadra e dytë pas Kosta Rikës që u kualifikua nga Grupi D i Kampionatit botëror.