FIFA BEST: Tuchel trajneri i vitit

FIFA ka zgjedhur trajnerin më të mirë të vitit 2021.

Sport

17/01/2022 19:45

Në garë për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit ishin Pep Guardiola i Manchester City, Thomas Tuchel i Chelsea dhe Roberto Mancini i kombëtares së Italisë, përcjell lajmi.net.

Njëri fitoi Premier League, njëri Champions League kurse njëri fitoi Euro 2020.

Por, çmimi si trajneri më i mirë i vitit i takoi gjermanit Thomas Tuchel.

Triumfi në Champions League bëri që ai të jetë i pari në këtë garë. /Lajmi.net/