FFK shpall më të mirin e xhiros së 30-të në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e 30-të në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të KF Llapit, Elvir Gashijani. Çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjetë i takoi Elvir Gashijanit, i cili shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër, duke qenë lojtari…

Sport

22/04/2025 11:17

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim, për javën e 30-të në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të KF Llapit, Elvir Gashijani.

Çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tridhjetë i takoi Elvir Gashijanit, i cili shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër, duke qenë lojtari më i dobishëm i skuadrës së tij në fitoren e rëndësishme në udhëtim kundër Malishevës, e cila përfundoi me rezultat 1:3.

Pasi mori këtë çmim, Gashijani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:

“Ishte një ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur shumë mirë. Forma e lojtarëve ishte maksimale. Grupi dhe atmosfera në ekip janë shumë të mira dhe besoj se do të triumfojmë edhe në ndeshjen e Kupës së Kosovës. Jam shumë i lumtur që jam shpallur më i miri i javës dhe dua të falënderoj bashkëlojtarët për përkrahjen, familjen, klubin dhe dy njerëzit që janë gjithmonë afër meje – Afrim Ajetin dhe Adil Vokrrin,” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.