FFK ka njoftuar se ka filluar Liga e Shkollave, të përfshira 44 shkolla fillore dhe 13 të mesme

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se ka nisur, Liga e Shkollave, projekt i Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili po zbatohet nga “Prishtina Tournament”. Në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja, thuhet se ky projekt, i cili përfshin 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme…

Sport

30/04/2025 15:56

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se ka nisur, Liga e Shkollave, projekt i Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili po zbatohet nga “Prishtina Tournament”.

Në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja, thuhet se ky projekt, i cili përfshin 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme të Komunës së Prishtinës, është më shumë se një garë.

Tutje thuhet se ky projekt promovon vlerat më të mira që sporti i futbollit i jep rinisë, bashkëpunimin, respektin, disiplinën dhe shpirtin e garës së ndershme.

Derisa në hapje të kësaj gare ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Liga e Shkollave është një mundësi e mirë për të zbuluar talentë të rinj, për të ndërtuar ura miqësie mes shkollave dhe për të përçuar mesazhin se futbolli është një nga mënyrat më të fuqishme për të edukuar dhe për të bashkuar brezat e rinj. Ndeshja hapëse ishte ajo ndërmjet SHFMU “Dardania” dhe SHFMU “Faik Konica”, derisa në ditët në vijim do të vazhdojë me përballjet e shkollave të tjera”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/