FFK bën ‘zbulim’ të ri, muaji shkurt i ka 30 ditë
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot orarin për xhiron e ardhshme të Superligës së Kosovës dhe Ligës së Parë.
Sport
Mirëpo, FFK-ja ka bërë një gafë teknike dhe tejet interesante.
Ata e kanë vendosur datën 30 shkurt për ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë, e cila praktikisht ‘nuk do të luhet fare’. Kjo pasi data 30 shkurt nuk ekziston fare në kalendarin greogrian, të cilin e përdorim edhe ne, shkruan lajmi.net.
Gjithsesi, vërehet lehtë se ky ishte vetëm një gabim teknik – pasi në njoftimin për takimet e Ligës së Parë, FFK-ja nuk ia ka huqur. /Lajmi.net/