Festoi me armë pas golit të Manajt – tifozi përfundon në pranga në Prishtinë!

Pas golit të fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë, një qytetar ka festuar në mënyrë të rrezikshme duke shtënë me armë zjarri në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, dhe siç konfirmon për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke…

Lajme

11/10/2025 22:50

Pas golit të fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë, një qytetar ka festuar në mënyrë të rrezikshme duke shtënë me armë zjarri në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, dhe siç konfirmon për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke arrestuar një të dyshuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar,” ka deklaruar Pllana për lajmi.net.

Sipas burimeve, personi i arrestuar kishte shtënë me armë nga gëzimi pas golit të Rey Manajt, që i dha fitoren Shqipërisë kundër Serbisë me rezultat 0:1 në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026.

Policia ka konfiskuar armën dhe është duke trajtuar rastin sipas procedurave ligjore./lajmi.net/